Ana në Për'Puthen

Ndonëse takimi i tyre shkoi shumë mirë, deklaratat e bëra në studio nga Bearti, bënë që Ana të vendoste të mos dilte më në takim me të.

Bearti u “ankua” tek produksioni për mos transmetimin e disa pjesëve. Sipas tij, takimi ka qenë komplet tjetër, e transmetimi ishte shumë ndryshe.

Për këtë, moderatorja Bora Zemani, i kërkoi se nëse nuk ndihet i kënaqur, takimi mund të transmetohet i plotë, por kjo kërkesë nuk u aprovua nga djali.

Pas këtyre pretendimeve, që sipas Anës janë të pabaza, bukuroshja brune hoqi dorë përfundimisht për të dalë në takim me Beartin, duke i mbyllur kështu çdo derë një vazhdimësie mes tyre.

“Nuk dua të njihem me Beartin, realisht nëse do të më pyesje, kam kaluar një takim të mirë me të. Por nga përgjigjet që ka dhënë këtu është një zhgënjim për mua”, tha Ana.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA