Cristiano Ronaldo mund të luajë me Juventusin në ndeshjen ndaj Barcelonës, në Ligën e Kampionëve, edhe pse ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë rezultoi pozitiv me Covid-19 sa ishte pjesë e Kombëtares së Portugalisë me 13 tetor dhe duhej të rikthehej në futboll këtë fundjavë. Por është bërë e ditur të enjten që Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 për herë të dytë, por kësaj radhe nuk ka shfaqur simptoma.
Raportohet se Juventusi ka informuar UEFA-n për gjendjen e tij dhe presin nga ai që të testohet përsëri 24 orë para përballjes me Barcelonën.
Nëse testi rezulton negativ, atëherë Ronaldo do mund të kthehet në fushat e gjelbra me 28 tetor, ku Juventusi pret Barcelonën në “Allianz Stadium”.
Top Channel