Pronarja qeflie e parukerisë burgoset për trafikimin e 1.5mln paundë kokainë, i kërkohet të kthejë vetëm £41

23/10/2020 21:47

Një pronare parukerie që preferonte jetën e festave dhe udhëtimeve në të gjithë botën, është burgosur së fundmi në Britani pasi u kap me kokainë në vlerë rreth 1.5 milionë paundë.

32 vjeçarja bukuroshe Stephanie Nelson, ishte katër muajshe shtatzënë kur policia e Kent e ndaloi duke i gjetur drogën në makinën e saj Hyundai iX35 vitin e kaluar.

Oficerët zbuluan një ndarje në bagazhin e saj ku ishin ku ishin fshehur 15kg kokainë e pastër.

Një muaj më vonë ajo u dënua me 10 vjet burg dhe më vonë lindi beben e saj prapa hekurave.

Prokurorët thanë se parukierja e shkathët ka fituar të paktën 700,000 paundë me trafikun e saj, por Nelson thotë se nuk paguhej asgjë si korriere droge.

Dënimi i saj u reduktua me tetë vjet e tre muaj burg në maj.

Prokurorët më në fund pranuan nga gjykata gjobën prej 10,000 paundë ndaj të akuzuarës, por kësaj jave gjykata urdhëroi se duhet të paguajë vetëm 41 paundë, pasi kaq para kishte me vete kur u arrestua.

Madje nën procedurat e pandemisë së Covid-19 ajo u lejua të jetonte për disa kohë në shtëpi me fëmijën e saj para se të niste burgimin.

Në kohën e kapjes së saj ajo drejtonte sallonin Porsche Cosmetics dhe llogaritë e saj në mediat sociale ishin të mbushura me foto nga pushime luksoze ekzotike, në hotele të shtrenjta dhe jahte që lundronin në Mesdhe.

Të tjera foto e tregonin në restorante luksi në Marbella, Spanjë siç janë vendet e njohura NOBU e Olivia’s La Cala.

Në një seancë më të hershme ishte llogaritur se fitimet e aktivitetit të saj të paligjshëm arrinin në 700 000 mijë paundë, por asete të gjindshme ishin vetëm makina e saj me vlerë rreth 4,500 paundë.

Avokatët e saj thonin se ajo nuk ishte paguar asnjë para për punën me drogën.

I arrestuari tjetër për të njëjtën çështje 54 vjeçari John Markham. U dënua gjithashtu me 10 vjet burg, që u reduktua në 9 vjet në apel.

Markham ishte përgjegjës për paketimin e kokainës me pastërti 83% dhe dhënien e mallit për Nelson, në një parking në barinYeoman në Kent.

Edhe avokatët e tij pretendonin se ishte paguar 106 paunbdë për transportin por në gjykatë u caktua se fitimet e tij ishin mbi 500 000 paundë.

Gjithsesi autoritetet urdhëruan që ai të paguajë vetëm 3,231 paundë, që është vlera e makinës së tij.

Autoritetet nuk dhanë të tjera detaje.

FOTO GALERI
3/7
Droga fshihej ne nje ndarje te fshehte ne makinen e Nelson

Top Channel