Lajmi i papritur i përjashtimit të Shqipes nga emisioni i “Për’Puthen”, u komentua në studio.

E para që e mori fjalën ishte Tea, e cila ka pasur debatet më të ndezura me bukuroshen brune. Ajo theksoi se nuk dëshironte të kërcënonte produksionin me largimin e saj, por nuk mund të qëndronte pranë një personi që sipas saj nuk ishte “normal”.

“Ky ishte mendimi edhe zgjedhja ime, nuk ishte kush t që i vendosa emisionit. Unë e shikoja të pa përshtatshme që një person të sillej në atë mënyrë. Nëse ky fenomen nuk qetësohej, do të largohesha unë. Nuk do të detyroja veten që të dilja nga vetja ime dhe të reagoja shumë keq, për një person që nuk është normal”, tha Tea.

Ana u shpreh më e rezervuar sa i përket largimit të Shqipes. Ajo tha se për momentin përjashtimi i saj është i drejtë, pasi sjellja e saj nuk ka justifikim

“Nuk e di, sjellja e saj nuk ka justifikim. Për momentin është e arsyeshme sjellja e saj”, u shpreh Ana.

Fjorela tregoi se përse nuk ndërhyri në debatin e ditës së djeshme, ku u përfshinë,Ana, Shqipja dhe Tea. Vajza tha se ajo dëshiron që të flasë me tone të ulëta, e në momentin që ato ngrihen, ajo preferon të mos përfshihet në ndonjë diskutim.

“Unë kam diçka, nëse do të bësh një debat me mua do ta bësh me tone të ulëta, duhet të ketë një ton zëri të ulët, ndaj preferova të qëndroja larg, sepse kishte vetëm të bërtitura. Vendimi i Shqipes është i drejtë, ndoshta ajo do të reflektojë, për gjërat që ka bërë. Ndoshta pendohet dhe bën një ndjesë publike”, tha Fjorela.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel