Indriti i ‘vjedh rolin’ Shef Renatos, hedh pjatat e konkurrenteve në tokë/ Pezullohet nga “Hell’s Kitchen”

23/10/2020 22:49

Si asnjëhërë më parë në Hell’s Kitchen Albania, situata del jashtë kontrollit me një dysheme mbuluar me pjata të thyera dhe ushqime te hedhura.

Konkurrentët në tension të jashtëzakonshëm humbën durimin. Veprimi i Indritit nuk dëmtoi vetëm atë, por edhe skuadrën. Ai i paraqiti shef Renatos, një pjatë e cila nuk përmbante një nga ingredientët, kungullin.

Indriti u justifikua duke thënë se nuk e kishte lexuar menunë. Por, kjo neglizhencë e treguar e “acaroi” akoma më shumë shef Renaton, i cili ia hodhi dy pjatat me ushqime në kokë konkurrentit. Djali nga Elbasani, nuk e priti mirë këtë “ndëshkim” dhe sabotojë punën e grupit. Ai nisi të thyejë të gjitha pjatat e përgatitura, hodhi në tokë tiganët që ndodheshin në kuzhinë. Për këtë veprim, shef Renato e ka pezulluar Indritin dhe për vijimësinë e tij në emision pritet të merret një vendim javën e ardhshme.

“Shefi ia arriti që të më nxirrte jashtë kontrollit”, tha ndër të tjera Indriti.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel