Andi, ishte nga të pakët persona që e cilësoi si të gabuar përjashtimin e Shqipes nga “Për’Puthen”.

Ai gjatë fjalës së tij renditi disa fjalë fyese që pjesëtarë të emisionit kishin përdorur ndaj bukuroshes brune. Andi theksoi se në studio nuk është vetëm për Shqipen, sepse nëse do të ishte kështu, edhe ai do të largohej bashkë me të.

Ndërkaq, opinionisti Arjan Konomi, nisi të sqaronte karakterin “vullkanik” të Shqipes dhe tha se ishe një fatkeqësi për publikun sjella e saj, por një fatmirësi për Andin, i cili ka krijuar një pëlqim për të.

 

Arjan Konomi: Ajo vetë e ka thënë që Arjani ishte i vetmi që foli pro meje. Duke i thënë Shqipe kontrollo të folurin, më pas gradualisht, po tregohesh e pa edukatë. Unë e kritikova Tean dhe nuk duhet të lë emisionin për Shqipen. Ne jemi në reality-show, do të qëllojnë persona si Shqipja, fatkeqësisht. Fatmirësisht për ty që ke krijuar një pëlqim për të.

 

Andi: Në qoftë se unë do ta kisha deklaruara që unë do të jem për Shqipen, nuk do të isha këtu. Jo kurajo këtu, por e ngre studion në ajër. Unë po të thoja që jam për Shqipen, nuk do isha këtu.

 

 

FOTO GALERI
3/8

Top Channel