Rriten raste me Covid-19, BE i dërgon respiratorë Çekisë

22/10/2020 16:51

Bashkimi Evropian i dërgoi respiratorë Çekisë e cila është një nga vendet më të prekura në Evropë nga pandemia e COVID-19.

Në një deklaratë nga Komisioni Evropian thuhet se pas kërkesë së bërë nga Çekia, në kuadër të programit të ndihmës së BE-së, këtij vendi do t’i dërgohen në kohën më të shpejtë pjesa e parë e 30 respiratorëve.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se Çekia aktualisht është një nga vendet me situatën më të vështirë në Evropë sa i përket koronavirusit. “Jemi në kontakt edhe me vendet e tjera të BE-së për të dërguar më shumë pajisje të respiratorëve në Çeki”, tha Von der Leyen.

Dje në Çeki u vendosën në zbatim për herë të dytë masat e ashpra të kufizimit të distancimit social dhe ndalesës së daljes në rrugë në mbarë vendin për shkak të rasteve ditore të koronavirusit të ri (COVID-19) që i janë afruar shifrës në rreth 12 mijë.

Në kuadër të karantinës u mbyllën të gjitha bizneset me përjashtim të marketeve, farmacive dhe vendshitjeve për produktet e higjienës ndërsa vendosja e maskës u bë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Në Çeki e cila ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorë dje u regjistruan 11.984 raste me COVID-19, shifra më e lartë e rasteve ditore gjatë pandemisë. Si pasojë e pandemisë deri më sot në vend janë shënuar rreth 209 mijë raste dhe 1.739 vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA