Pranoi se është biseksual, Graciano e thotë troç: Isha në vështirësi, shfrytëzova trupin tim…

22/10/2020 18:58
Graciano

Biksualiteti u trajtua përsëri në takimin e Teas dhe Gracianos.

Djali, i cili pak më herët e ka pranuar orientimin e kundërt seksual, rrëfeu para Teas, këtë eksperiencë që ai thotë se e ka përjetuar në Evropë.

Ai tha se asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie vetëm me mashkull, por ka qenë gjithmonë i tretë, duke shtuar se ka ndërhyrë në çifte.

Graciano theksoi se kishte shumë çifte të martuar që dëshironin të eksperimentonin në një marrëdhënie. Ai tregoi se për të arritur në këtë zgjedhje, pasi ka qenë në vështirësi të mëdha dhe këtë rrugë e ka shikuar si zgjidhjen më të lehtë.

“Unë kam qenë një i tretë ndërmjet një çifti. Tek për tek me një mashkull nuk kam pasur shumë, çifte të martuara që duan të eksperimentojnë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie me meshkuj. Në Shqipëri biseksual thonë që është gay, biseksual është që ka shkuar dhe me meshkuj dhe femra. Unë e zgjodha si diçka të lehtë këtë, e zgjodha si punë. Nga detyrimi ka qenë në fillim, por nuk bëhem pishman, unë kam fituar, e kam shijuar, kam shfrytëzuar trupin tim dhe të asnjë tjetri. E zgjodha sepse ka qenë rruga më e lehtë. Kam pasur një situatë të vështirë dhe nuk doja të rrezikoja. Këtë rrugë e kam nisur si punë, kam pasur shumë fitime, kam shfrytëzuar trupin tim, nuk i jap llogari për asgjë”, tha Graciano.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA