Kategoria që nuk mban maskë/ Ata që kanë probleme shëndetësore dhe pajisen me vërtetim nga mjeku

22/10/2020 19:38

Akti normativ, për mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente publike, që hyri në fuqi në 15 tetor, përjashton disa kategori, siç janë persona, që vuajnë nga astma bronkiale persistente.

Një person, që bën pjesë në një prej këtyre kategorive, pajiset më vërtetim, që ja paraqet policit, nëse ndalohet në rrugë. Por kush është autoriteti, që e lëshon një vërtetim të tillë.

Donika Jorga, Mjeke: Gjykimin për mbajtjen apo jo të maskës e bën vetëm mjeku i familjes, bazuar në kartelën e pacientit të tij. Në kushtet kur dëgjojmë, apo këtu tek ne vijnë persona, të cilët thonë, se e kam bezdi mbajtjen e maskës, nuk di si t’ja bëj për të justifikuar mos mbajtjen e saj, që të mos gjobitem etj, ne sqarojmë, se vërtetimi lëshohet vetëm nga mjeku i familjes dhe nuk lëshohet kot. Ka sëmundje si astma bronkiale, që nuk e tolerojnë mbajtjen e maskës.

Këtu tek ne ka kërkesa për vërtetime të tilla dhe do të ketë në vazhdim. Por janë sporadike. Unë kam lëshuar dy të tilla deri tani. Nuk lëshojmë vërtetime për njerëz, që nuk e justifikojnë një kërkesë të tillë. Një model vërtetimi ne nuk kemi, por përdorim receta me emër, mbiemër, moshë, sëmundje dhe me vulën e mjekut të familjes, dokument ky që mbahet me vete nga pacienti, për ta paraqitur në çdo rast, që i kërkohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA