Në takimin që pati me Andin të mërkurën, Shqipja tregoi se ka një histori që mund të shërbejë si shembull për të rinjtë.

Ajo nuk preferoi ta rrëfente të plotë historinë, duke shtuar se nuk ndihet ende gati. Kjo situatë, u rikthye dhe të enjten në vëmendje, ku moderatorja Bora Zemani, i kërkoi Shqipes që të fliste për këtë histori.

Shqipja përsëri hezitoi, por tregoi se kjo histori ka bërë që ajo të mos zgjidhte më Andin pas takimit katër minutash në studio. Shqipja tha se Andi është shumë i kuptueshëm dhe kishte frikë se ai i zbulonte të fshehtën e saj.

Ndërkohë Andi tha se e ka një ide fillestar për çfarë bëhet fjalë, por meqenëse Shqipja nuk preferon të flasë për këtë temë dhe ai nuk do ta tregojë mendimin e tij.

Shqipja: Është një temë që unë nuk dua end eta prek. Nëse do ta flas ndonjëherë, do të jetë vetëm për t’i dhënë kurajë personave që po e kalojnë këtë lloj gjëje. Unë nuk kam shumë dëshirë të viktimizohem, është një gjë që nuk më përket.

Më mirë të më shohin si e keqja e historisë. Andi është shumë i kuptueshëm, të jep vëmendje. Personave të tillë unë i largohem, sepse arrijnë të më zhveshin, këtë gjë nuk e kam dashur nga fillimi deri tani. Andi është vetë natyra e tij, siç është sjellë me mua.

Andi: Pak a shumë edhe unë kam arritur ta kuptoj Shqipen, besoj që është diçka personale dhe jo familjare. Ndoshta dhe e di tamam tamam se çfarë është.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA