Teuta Krasniqi

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishe aktorja e njohur Teuta Krasniqi.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se dëshiron të realizojë një dasmë të dytë me partnerin, përtej faktit se janë prindër të dy vajzave.

Përpara Bietës, aktorja pranoi se dasma e dytë do të bëhet, por jo tani afër, por pas 4 vitesh e gjysmë, në ditën e 10 vjetorit të lidhjes me bashkëshortin e saj Adonisin.

Dasma që Teuta ka në plan do të zhvillohet pranë detit, fustani që do të mbaj veshur do të jetë i shkurtër dhe i thjeshtë, ndërsa do të shërbehen vetëm ushqime vegjetariane.

“Ne kemi thënë që në të ardhmen do të bëjmë diçka. E kemi lënë që në 10 vjetorin e lidhjes, atëherë me e kurorëzuar tamam, duhet të presim edhe katër vite e gjysmë. Këtë dasmën po planifikojmë për ta bërë për 10 vjetorin e lidhjes. (Bieta Sulo: Nuse për herë të dytë, fustani i gjatë apo i shkurtër?) I shkurtër. Gjithmonë më kanë pëlqyer, fustanet më të thjeshtë, mbase edhe unë vetë si tip nuk jam shumë ekstravagante. E dua më shumë stilin e përditshmërisë. Kështu që kjo është e imponuar për lifestyle-n, mbase e mendoj një vend në bregdet, do të jetë ditën. Gjithçka për të qenë shumë natyrale, ushqimet do të jenë vegjetarianë, sepse ne jemi vegan”, tha Teuta.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA