Një kopsht zoologjik në Afrikën Perëndimore është cilësuar si “kopshti zoologjik i horrorit”, pasi kafshët që jetojnë aty janë fotografuar në gjendje të mjerueshme.

Parku ndodhet në Burkina Faso dhe sipas personave që e kanë inspektuar privatisht, shumica kafshë ngordhin nga urie dhe jetojnë në kushte shumë të vështira.

Burkina Faso ndodhet aktualisht në mes të një krize humanitare, me shumë pjesë të vendit që po vuajnë nga uria.

OKB ka vendosur që të japë 1 miliard dollarë për të ndihmuar 10 milionë persona në Burkina Faso, Mali dhe Niger për të kaluar këtë vit të vështirë. Fondet do të shkojnë për ushqim, shërbime mjekësore, ujë, strehim dhe arsim.

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel