25/11 22:20
Florentina Martin gjyshja 99-vjeçare që u infektua me koronavirus në shtator ka mundur që të fitojë betejën me sëmundje.
Ajo ishte infektuar gjatë festës së organizuar me rastin e 99-vjetorit të lindjes, kur familjarët e saj ishin mbledhur për të festuar.
Në ato momente askush nuk kishte bartur maskë mbrojtëse e as që kishin respektuar distancën sociale fizike. E disa ditë më vonë, Florentina filloi të ndjejë simptomat e para të COVID-19.
Sipas Reuter, gjyshja tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i është rikthyer videolojërave me tablet.
Top Channel