E enjtja e “Për’Puthen”, iu dedikua takimit mes Gracianos dhe Teas.
Ashtu sikurse në takimin me Anën, Graciano vijoji të tregojë më shumë detaje në lidhje me orientimin e kundërt seksual.
Ai pak më herët ka deklaruar se është biseksual, por në takimin me Tean, shtoi se të gjithën e ka bërë për përfitime, pasi ka qenë në vështirësi financiare.
Ndërkaq, Tea e pyeti nëse ka ndonjë pëlqim për meshkujt aktualë në studio dhe ai u përgjigj negativisht, duke shtuar se nëse do të kishte ndonjë “klik” do ta shprehte.
Ai më pas pyeti Tean, nëse ka menduar ndonjëherë të kryej marrëdhënie me një femër. Tea tha se është e hapur për këtë pjesë, por deri më tani ajo nuk ka përjetuar tërheqje seksuale ndaj femrave.
Tea: A të tërheq ndonjë mashkull në studio?
Graciano: Je e madhe, po të më tërhiqte të jesh e sigurt që do e them. A do të dëshiroje të bëje një marrëdhënie me femër
Tea: Jam e hapur për këtë pjesë, më pëlqejnë femrat, e bukura, por jo në aspektin seksual
Top Channel