Vrasja në Francë/ Agresori pagoi nxënësit t’i tregonin se kush ishte…

21/10/2020 20:56

Vrasësi i mësuesit Samuel Paty në Francë kishte paguar dy nxënës që ta identifikonin 47 vjecarin, të cilin ai vetë nuk e njihte përveçse si emër.

Paty u ekzekutua mizorisht në mes të rrugës nga një 18 vjecar me origjinë cecene për shkak se kishte treguar në klasë disa karikatura të profetit Muhamed, teksa diskutohej mbi lirinë e shprehjes. Vrasësi, Abdullakh Anzorov u qëllua për vdekje nga policia fill pas sulmit.

Prokurorët thanë se ai u kishte dhënë dy nxënësve të shkollës rreth 300 euro për të identifikuar viktimën e tij, për të cilin u kishte thënë se donte ta filmonte dhe ta bënte “që të kërkonte ndjesë për gjestin e vet”. Adoleshentët pretendojnë se Anzorov qe shprehur se maksimumi do ta qëllonte mësuesin e do ta poshtëronte.

Vrasja e 47 vjecarit ngjalli indinjatë të madhe në vend e risolli në kujtesë mësymjen e redaksisë së revistës satirike Charlie Hebdo ku u vranë 12 vetë. Ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer deklaroi se Paty u martirizua për shkak të profesionit të tij dhe pas vdekjes do t`i jepet titulli më i lartë në vend, Legjioni i Nderit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA