“Shqipe je më e mira”/ Surpriza nga i panjohuri mbërrin në studio për bukuroshen brune… (FOTO)

21/10/2020 18:31

Takimi me Andin, na prezantoi me një Shqipe tjetër, atë të përmbajtur dhe të sjellshme.

Mes dyshes u pa që kishte një kimi dhe pëlqim. Për këtë arsye, ata zgjodhën që të dilnin për një takim të dytë së bashku, e cila do të transmetohet gjatë puntatës së kësaj të mërkure.

Por pak para se të shfaqej inserti i takimit, moderatorja Bora Zemani lajmëroi se një surprizë ka mbërritur në recepsion për Shqipen. Ishte një buqetë e madhe me lule e cila iu dhurua vajzës nga një person anonim. Askush nuk e dinte se nga kishe ardhur ajo buqetë, por Bora shtoi se mund të jetë një fans nga jashtë programit.

Ndërkohë Shqipja tha me humor, se cilido që është ai dhe ka një pëlqim për të, e fton që t’i bashkohet djemve në konkurrim.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel