30-vjeçari Jason Hotlon, i cilësuar si njeriu më i shëndoshë i Britanisë, për pesë vite ka qenë i bllokuar në banesën e tij pasi nuk mund të dilte.

Për këtë arsye, u desh ndërhyrja e 30 zjarrfikësve që ta ngrinin atë me vinç nga banesa e tij në kat të tretë për një trajtim urgjent. Holton nga Camberley, kishte kaluar në gjendje depresive gjatë këtyre viteve duke pritur.

Në momentin që doli nga banesa, Jason qëndronte i shtrirë në shtarat, ndërsa një vinç gjigant u mundua ta nxirrte atë shëndoshë e mirë. Për çdo rast, një grup zjarrfikësish qëndronin në gatishmëri nëse krevati thyhej.

Në një intervistë të shkurtër për prestigjiozen “The Sun”, 30-vjeçari tha: Ishte e mahnitshme sepse ishte hera e parë në 5 vite që provoja ajër të pastër.

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel