E mërkura në “Për’Puthen” iu dedikua takimit mes Andit dhe Shqipes.

Takimi i tyre u duk se shkoi shumë mirë dhe interesi u transmetua nga të dyja palët. Madje Andi u shpreh i bindur që pëlqimi i Shqipes është i gjithi për të, pavarësisht fjalëve të bukuroshes e cila thoshte se ka pëlqime dhe për dy djem të tjerë.

Ndërkohë në studio, Shqipja deklaroi se ka një pëlqim për Andin, por për ta dërguar më tej këtë pëlqim, ka nevojë për ushqyerje. Po ashtu ajo tregoi dhe përse nuk zgjodhi Andin në takimin e parë jashtë studion por Andrean. Shqipja tregoi se që në momentin e parë e kuptoi se ka një përputhje me Andin, e për këtë arsye, jo vetëm me të, por edhe në të kaluarën me persona të tjerë, ajo ka zgjedhur që të qëndrojë paksa e rezervuar, për të parë personin tjetër se çfarë do të bëjë për të.

 

“Mua Andi më pëlqen, unë e kam thënë, por kjo gjë duhet ushqyer që të ecë përpara. Unë e kam shumë të vështirë kur e shikoj që përshtatem me personin, mund të kem përputhje, e distancoj. Nuk dua të jap mundësinë të depërtojë tek mua. Distancohem nga disa njerëz, nëse bëj një hap para bëj 30 mbrapa. Tapetin e kuq ia le personit përballë, jo vetëm Andit, por në rastin konkret Andit. Unë nuk ndryshoj për asnjeri, kështu jam unë”, tha Shqipja.

FOTO GALERI
14/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA