Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ata që kanë lejuar Rusinë ta aneksojë ilegalisht Krimenë, në vitin 2014, duhet të mbajnë përgjegjësi.
Në një fjalim para parlamentit, Zelenskiy nuk përmendi askënd me emër, por duket qartë se aludoi për zyrtarët që morën pushtetin pas protestave anti-qeveritare në Ukrainë, të cilat çuan në rrëzimin e presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych, në fund të shkurtit, 2014.
“Ata që hoqën dorë nga Krimea pa luftë, duhet të përgjigjen sot”, tha Zelenskiy, për të shtuar se qeveria e tij është duke bërë “gjithçka të mundur” për ta rikthyer rajonin nën kontrollin e Ukrainës.“Jemi duke ndërtuar një ushtri që do të jetë në gjendje ta mbrojë Ukrainën në terren, në det, në qiell, në hapësirën kibernetike, në mënyrë që askush të mos e shkelë sovranitetin tonë, integritetin territorial, ose të marrë pjesë të territorit ukrainas pa asnjë të shtënë me armë”, tha presidenti.
Moska e aneksoi Krimenë në vitin 2014, kur edhe nisi mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Mbi 13,200 njerëz u vranë në luftimet e vazhdueshme atje mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve.
Top Channel