Lufta që ka alarmuar botën, gjithçka fshihet pas kësaj fotoje

21/10/2020 18:24

Një luftë mund të zhvillohet për shkaqe të ndryshme, duke filluar nga ato etnike, fetare apo edhe thjesht ekonomike.

Ekspertët e vlerësojnë konfliktin në Nagorni Karabakh si luftë për shkaqe etnike, por sigurisht në prapaskenë, fshihen edhe interesa të tjera që i hedhin benzinë zjarrit.

Kështu, janë rreth 132 ton ar që qendron në nëntokën e Nagorn Karabakh, të cilat kanë detyruar kompani private që të dërgojnë në krahën e armenëve ushtarë me pagesë me qëllim ruajtjen e statusit aktual të zonës.

Kompania ruse GeoProMining Gold ka marrë kontratën për nxjerrjen e arit në zonën e Kelbajar-it në rajoni e Nagorni Karabakhut.

Mediat turke raportojnë se kjo kompania ka dërguar në zonë një numër të madh ushtarësh me pagesë për të luftuar në krah të armenëve.

Qëllimi është që Azerbajxhani të mos marrë kontrollin në rajonin e Nagorni Karabakh, gjë e cila do të ndryshonte edhe rrethanat e kontratës së kompanisë për kërkimin e arit. /Shqip/

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA