Në gusht të këtij viti, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj me yllin spanjoll Jay Santos, “Locos”, që u kthye menjëherë në hit veror.

Dy nga veshjet e këngëtares bukuroshe në videoklip ishin të një prej stilistëve më të famshëm në botë, Philipp Plein, i cili i dha edhe “bekimin” moderatores shqiptare duke ripostuar në Instastory këngën disa ditë pas lançimit.

Megjithëse kanë kaluar tre muaj nga publikimi i “Locos”, Luana ka tërhequr sërish vëmendjen e gjermanit 42 vjeçar.

Philipp Plein ka komentuar në fotot e autores dhe prezantueses së “Shiko kush LUAN” ku shfaqet me fustanin e kuq të dizenjuar nga ai, një “emoji” me shenjë kurore mbretëreshe. Më pas ai ka ripostuar edhe një video të Luanës në Instastoryn e tij, teksa kjo e fundit pozonte me veshjen e Plein.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA