Vipat për "MIND"

Holly Willoughby udhëhoqi ditën e sotme shumë të famshëm në thirrjen e njerëzve që të “merrnin një moment” për shëndetin e tyre mendor.

Sipas The Sun, moderatorja televizive, 39-vjeçare, u bashkua me Phillip Schofield, me Amanda Holden dhe këngëtaren Rita Ora në ngritjen e vetëdijes duke marrë pjesë në një ekspozitë të re fotografike.

Mbi 200 yje morën pjesë në fushatë, e cila i paraqet ata teksa pozojnë me sy të mbyllur. Ekspozita interaktive është në ndihmë të organizatës bamirëse të shëndetit mendor, “MIND”.

Galeria virtuale e artit, e cila është virtualisht në internet tani, përmban portrete të yjeve që shihen duke marrë një moment qetësie, mbyllur sytë dhe rifreskuar energjinë e lidhjen e tyre.

Të famshëm të tjerë që morën pjesë përfshijnë emrat e njohur si: Ant dhe Dec, James Corden, Kylie Minogue, Carol Vorderman dhe Tom Jones. Ekspozita u nis nga fotografi Ray Burmiston dhe gjithashtu përfshin fotografi të: Ronan Keating, Jodie Whittaker, Lenny Henry dhe Gary Barloë.

Galeria mendohet se do të zgjerohet në qindra mijëra fotografi të njerëzve nga e gjithë Britania e Madhe në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA