04/10 18:28
Katy Perry dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom, kanë blerë një super rezidencë në Kaliforni për 14.2 milionë dollarë.
Pasi vajza e tyre Daisy Dove erdhi në jetë pak javë më pare ata kanë vendosur të shpërngulen në një shtëpi me hapësirë të bollshme në Montecito.
Prona prej 8.9 hektarësh ndodhet në mes të elitës së HollyWood-it, madje pranë familjes mbretërore me Princin Harry, Meghan Markle dhe bebin Archie 17 muajsh.
Vajza e çiftit erdhi në jetë në fund të gushtit, duke e bërë Perry-n nënë për herë të parë.
Top Channel