24/11 17:59
Javën e kaluar Bella Hadid ka kaluar disa ditë relaksuese së bashku me mikeshat e saj, për të festuar ditëlindjen.
Pas pushimeve modelja është kthyer në punë, por duke pasur parasysh që nuk ka mbajtur distancë gjatë pushimeve të saj, ajo i është nënshtruar tamponit pasi ka hyrë në New York.
Bella Hadid është fotografuar teksa pranë sediljes së makinës së saj qëndron një personel mjekësor. Bella ul maskën mbyll sytë teksa infermieri i fut tamponin në hundë.
Pas analizës rezultati del negativ dhe Bella Hadid ka mundur të marrë pjesë në një set fotografik të modës.
Në Central Park Bella ajo ka pozuar për një shërbim fotografik, e veshur me veshje dhe aksesorë të Michael Kors.
Top Channel