Jeff Bridges

Aktori amerikan, Jeff Bridges ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer.

Ai është plot shpresë se do të shërohet ndërsa thekson se është i rrethuar nga mjekë të aftë.

“Edhe pse është fjala për sëmundje serioze, jam i lumtur sepse kam një ekip të shkëlqyer mjekësh dhe prognoza është e mirë. Po filloj me mjekimin dhe do t’u njoftoj për shërimin tim”, ka shkruar aktori fitues i çmimit Oscar, i cili është diagnostikuar me limfomë.

Karriera hollivudiane e 70-vjeçarit zgjat plot 6 dekada, ndërsa ai ka luajtur në më shumë se 70 filma, duke përmendur “True Grit”, “Seabiscuit”, “The Big Lebaowski” e “King Kong”.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel