Virgjëria e një femre, ishte temë diskutimi këtë të martë në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Gjatë debatit në studio, u hodhën dy hipoteza që përkojnë me dy realitete të vendit tonë, disa që të vrasin për virgjërinë, e disa të tjerë që mendojnë se të jesh e virgjër mund të konsiderohesh e prapambetur nga shoqëria. Në lidhje për këtë temë, e ftuar ishte Ina Kollçaku, e cila tha se nuk është aspak turp që të jesh mbi 20 vjeçe dhe e virgjër.

“Virgjëria është diçka personale dhe zgjedhje e individit. Kur nuk je gati të kryesh marrëdhënie, mos e bëj, apo e kundërta. Ndershmëria nuk lidhet te virgjëria. Unë mund të jem e virgjër, por mund të vras”, tha ajo.

Ina u shpreh se tani nëpër shkolla ka grupe vajzash që janë më të zhvilluara dhe që bullizojnë ato më pak të forta:

“Në kohën time ishte në modë kur ishe e virgjër, ndërsa tani janë ndryshe gjërat. Por aspak nuk është turp të jesh e virgjër mbi 20 vjeç dhe nuk të bën më cool kur ke humbur virgjërinë. Vajza bëni atë që ndjeni”, u shpreh Ina.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel