“Për’Puthen”/ Ndërhyrja e Teas në stomak, rezultati: Është shumë herët por pas një muaji…

20/10/2020 19:34

Tea, është një nga vajzat më të pëlqyera në emisionin “PërPuthen”.

Mungesa e saj u ndie disa ditë më parë, ku ajo njoftoi se si pasojë e një ndërhyrje në stomak nuk mund të ishte e pranishme në studio.

Tea tregoi se ka vendosur në stomak balonin gastrik me qëllim që të humbiste në peshë. Ajo u pyet në studio këtë të martë, nëse ka filluar të shohë rezultat dhe bukuroshja tregoi se është ende herët, por pas një muaji do të shihen rezultatet.

Ndërkohë në studio u shfaq një filmim që tregonte të gjithë procedurën që ajo kishte bërë.

 

“Është shumë shumë herët. Është psikologjike. Është shumë herët ka vetëm një javë, pas një muaji do të vërehet më tepër, por deri tani është shumë shumë pak”, u shpreh Tea.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel