Mevlani debat me Shqipen: Në takimin tim rri urtë, bukuroshja burne përgjigjet: Thuaji bubit tek lagja

20/10/2020 18:49

“Pasi të refuzoi Shqipja krijove pëlqimin për mua?” Kjo ishte pyetja që Fjorela i drejtoi Mevlanit në takim, por ai nuk preferoi të përgjigjet.

Mevlani u shpreh se pëlqimin ndaj saj e ka treguar disa herë dhe shtoi se për Shqipen nuk ka ndonjë pëlqim.

Por pikërisht me bukuroshen burne ai u përfshi në një debat. Shqipja nisi të komentonte takimin mes Fjorelës dhe Mevlanit dhe në këtë moment Mevlani iu drejtua: “Në takimin tim rri urtë”, ndërsa Shqipja u përgjigj: “Urtë, këtë thuaja bubit tek lagja”.

Ndërkohë më pas Shqipja e akuzoi Mevlanin për gënjeshtar, ndërsa ai i tha se kurrë nuk e ka pëlqyer atë.

 

Pjesë nga debati:

Mevlani: Në takimin tim rri urtë,

Shqipja: Urtë  thuaja bubit te lagja

Mevlani: Është një gjë që ty s’të intereson

Shqipja: Do komentoj se ti je një gënjeshtar.

Mevlani: Nuk kam përgjigje. Kurrë s’më ke pëlqyer ti.

 

FOTO GALERI
2/14

Top Channel