Ka mbaruar protesta tek ministria e jashtme e PDIU dhe tashmë grupi po shkon drejt kryeministrisë, ku kreu i qeverisë do të presë Dendias. Grupi i protestuesve i udhëhequr nga Shpëtim Idrizi tashmë po lëviz në këmbë. Lëvizja e tyre është shoqëruar me përplasje me policinë.
Ndërkohë që Dendias arriti të futej nga dera e përparme e ministrisë së jashtme , Idrizi tha se ata arritën ta ruanin ministrin grek.
“Absurdi i një policie që ‘sdi ca bën , na kanë rrethuar bravo iu qoftë që ruajtën ministrin grek, polici politike. Nëse keni shqiponjën në ballë jo me ne. Hajde ikim, se e ruajtën ministrin mos ta gjuanim ne me fjalë.
Kjo që po ndodh është jë turp i vërtetë për Ramën, në donim të protestonim ti tregonim ministrit atë që Rama s;ka këllqe ta tregojë, të heqë ligjin e luftës , nuk Shqipëria 12 milje për t’i dhënë Greqisë, nuk mund ta injorojnë gjenocidin e Çamërisë. Vetëm në Shqipëri ka filluar hajdutlliku të matet me metra. Nuk e harrojmë amanetin, as të vrarët. Deri tani janë shoqëruar 22 protestues çam. Shqipëria sot ka marrë nga Greqi vetëm vuilën apostile. A u kujtua ky dy metroshi për këto, për këto ne donim sot të protestonim”, tha ai.
Top Channel