Festa të “shthurura” në bodrume/ Policia në aksion, arrestime dhe gjoba për shkelësit e ligjit… (FOTO)

20/10/2020 20:57

E gjithë bota është duke u përballur me pandeminë vdekjeprurëse COVID-19.

Për të parandaluar një valë të dytë të sëmundjes, shumë biznese janë përballur me rregulla strikte të vendosura nga autoritetet, ku sektori më i prekur është a i bareve dhe klubeve të natës.

Mirëpo disa klube nate në Pragë kanë vendosur të “injorojnë” urdhrat e autoriteteve të vendit dhe për t’i shpëtuar vrojtimit të tyre i kanë zhvendosur bizneset nëpër bodrume. Megjithatë, edhe kjo formë e gjetur nga ata, ka rënë në gjurmët e policisë, e cila në mënyrë të vazhdueshme këto kohë patrullon rrugëve të kryeqytetit të Çekisë, ku përqindja e rasteve të reja me COVID-19 është më e larta në Evropë. Në “festat e bodrumeve”, përveç shumë njerëzve pa maska dhe që nuk respektonin distancën fizike, policia ka gjetur sasi të shumta të lëndëve narkotike të ndarë në qese.

Ndërkohë policia ka bërë arrestime si edhe ka gjobitur me 3 milionë kruna çeke (rreth 120 mijë euro) pronarët e lokalëve. Kujtojmë që autoritetet në Çeki pak më herët kanë vendosur që pas orës 20:00 nëpër rrugët e qytetit mund të lëvizin jo më shumë se gjashtë persona së bashku.

 

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA