Tea i vendoset në mbrojtje Anës dhe i “kërkon” llogari Fatjonit: Mos kërko nga Ana të ndryshojë kur ti…

19/10/2020 19:18

Tea u pozicionua në krah të Anës, në marrëdhënien e saj dhe të Fatjonit.

Bukuroshja bionde “i kërkoi llogari” Fatjonit se përse ai i ka kërkuar Anës që të ndryshojë, kur një gjë të tillë ka bërë dhe ai në takimin me Fjorelën. Fatjoni u justifikua duke thënë se në emision nuk ka ardhur për të bërë shoqe dhe se në takime do të ketë flirte. Ndërkohë shtoi se Ana asnjëherë nuk ia ka vënë në dukje “gabimet” që ai ka bërë dhe ai atë gjë kërkon prej saj. Ndërsa Ana tha se ia ka nënkuptuar gabimet Fatjonit

 

Tea: Ti ke flirtuar në takim me Fjorelën, mendon që s’ke bërë asgjë por në fakt ke bërë shumë.

Fatjoni: Unë nuk kam ardhur për shfaqje, unë flas me të gjitha për tu përputhur. Dihet që me Anën kam një raport më të ngrohtë. Unë i thash që nuk kam ardhur për shoqe, me Anën jam më i ngrohtë. Unë anën e veçoj Anën nga vajzat e tjera, kuptohet. Unë ja kam thënë këtë pjesë, ja kam thënë ajo që s’më pëlqen, ajo s’ma ka thënë. Ia kam shpjeguar tre katër herë. Unë Anës nuk e kam ndaluar të dalë me djemt e tjerë. Unë po them që Ana të më thotë gjërat që nuk pëlqen tek unë.

Ana: Përderisa gjërat janë të kuptueshme, përse duhet t’i them unë një nga një.

Fatjoni: Unë kisha dëshirë të m’i shoshte vetë gjërat.

Ana: Ti thua bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë. Gjërat nuk ndodhin kështu, nëse duhet një përputhje duhet punë nga të dy.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA