Ishte pritur me padurim, dhe nuk është çudi që prezantimi i iPhone 12 mori vëmendje aq të madhe.

Interesi i jashtëzakonshëm për modelin e ri, të pajisur me teknologjinë për të përdorur rrjetin 5G, u shfaq qartë edhe në nivelin e porosive. Apple rezulton të ketë shitur më shumë modele iPhone 12 në 24 orët e para të porosive javën e kaluar sesa modelet e iPhone 11 të shitura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas analistit të lartë të produkteve të kësaj kompanie, Ming-Chi Kuo nga TF International.

Kuo thotë se Apple shiti deri në 2 milionë njësi të iPhone 12 brenda një dite pas lancimit krahasuar me 800,000 njësi të iPhone 11. Duket se IPhone 12 Pro është ai që është shitur më mirë sesa pritej e kjo sipas analistit, i detyrohet kërkesës së fortë në Kinë. Kuo ka një histori të shkëlqyeshme në parashikimin e produkteve dhe shitjeve të Apple, ndaj raportet e tij konsiderohen me mjaft peshë. Vetë kompania reshti përpara disa vitesh së raportuar shitjet e fundjavës së parë të modeleve të reja të iPhone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA