Takimi jashtë studios, i Teas me disa nga konkurrentët, veç debatit në studio është spostuar edhe gjatë momentit të publicitetit.

Shqipja dhe Fatjoni janë përfshirë në një debat të nxehtë, ku nuk kanë munguar fyerjet dhe sharjet. Fatjoni i tha Shqipes që në atë rast duhet të mbronte protagonistët, pasi të gjithë e dinin përmbajtjen e videos. Ndërsa Shqipja theksonte se nuk mbron asnjë, sepse të gjithë e kanë sulmuar edhe atë.

 

Fatjoni: Në këtë rast duhet të mbroni njëri-tjetrin.

Shqipja: Mua smë ka mbrojtur njeri dhe unë nuk do e mbaj.

Fatjoni: Kush të ka sulmuar ty, ik pi ujë mi dreq.

Shqipja: Kam për t’ju përballuar të gjithë. Ashtu siç ma kanë bërë do t’ja bëj të gjithëve.

Fatjoni: Të sulmon lali, e di çfarë bën. Ne e dinim atë pjesë që do të dlite, e dinim të gjithë.

Shqipja: Nuk mbroj asnjeri, të gjithë që më kanë sulmuar, do i sulmoj. Edhe ti  më ke hedhur kunja.

Fatjoni: Po flet me mua moj.

Shqipja: Po flas me të gjithë.

Fatjoni: Të mbaroj emisioni ta rregullon lali.

Shqipja: Dua që njerëzit të thonë të vërtetat.

Fatjoni: Kush nuk ka thënë të vërtetat mi.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel