Reagimi i AKUM-it në lidhje me akuzat për Inceratorin e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit: Emri i përmendur nga opozita nuk është aksioner në asnjërën prej kompanive koncensionare

19/10/2020 14:19

Agjencia Kombëtare  e Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve ka reaguar në lidhje me akuzat e fundit të bërë nga aktorë të ndryshëm politik në lidhje me inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.

Në reagimin e tij AKUM-i thotë se procedura për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit dhe Tiranës është zhvilluar nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar.

Gjithashtu AKUM-i i ka quajtur të pavërteta deklaratat se tenderi për inceneratorin e Fierit është bërë brenda një ditë.

Në përgjigjen e saj ajo shprehet se procedura për inceneratorin e Fierit ka filluar me 5 tetor 2014 dhe ka përfunduar me nënshkrimin e kontratës në datën 24 tetor 2016.

Gjithashtu kjo Agjenci sqaron se emri që përmendet nga opozita dhe aktorë të tjerë mediatik nuk është aksioner në asnjë prej të 3 shoqërive koncensionare.

Reagimi i plotë i AKUM:

Procedura për Impiantin e Prodhimit të Energjisë Fier ka filluar në datën 5 Tetor 2015 kur është paraqitur dhe propozimi i pakërkuar dhe ka përfunduar me nënshkrimin e kontratës në datën 24 Tetor 2016. Pra një procedurë e cila ka kaluar nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar dhe ka zgjatur plot 12 muaj

1) Përse procedura e dhënies së koncensioneve PPP u bë pa garë, me një ofertues të vetëm dhe fituesit nuk kishin as kapitalin e nevojshëm dhe ekspertizën (ose punë të ngjashme) për një ndërmarrje të tillë që na kushton dhjetra milionë euro?

– Procedura për Ndërtimin e Impiantit të Prodhimit të Energjisë nga Mbetjet në Fier dhe në Tiranë është zhvilluar nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar ku për mbi 50 ditë i është dhënë mundësia cdo operatori vendas apo të huaj të paraqesë ofertën e tij

– Sipas legjislacionit në fuqi, kriteret e përgjithshme dhe të vecanta të pjesmarrjes në tender kanë qënë të tilla që i jepnin mundësinë cdo operatori vendas apo të huaj me ekperiencën e nevojshme dhe aksesin në burimet e nevojshme financiare për të marrë pjesë. Prezantimi ose jo i një oferte është më pas zgjedhje individuale e cdo operatori dhe smund te imponohet nga qeveria.

– Ndërkohë, procedura e ndjekur për ndërtimin e impiantit të prodhimit të energjisë Elbasan është ajo e negociimit pa shpallje paraprake, ku kontrata është miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, procedure e bazuar tërësisht në ligj, ardhur si rezultat i shpalljes së gjëndjës së emergjences mjedisore nga Këshilli Bashkiak Elbasan si fillim edhe më pas nga Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Mbetjeve i cili është organi më i lartë për menaxhimin e mbetjeve në vënd.

– Në cdo rast ofertuesi, refuar legjislacionit në fuqi, ka provuar shkresërisht së ka të gjithë ekspertizën e nevojshme si dhe aksesin në burimet financiare të nevojshme për të ndërtuar një kryevepër të tillë inxhinierike.

– Kapitali të cilit ju i referoheni nuk është i konglomeratit të shoqërive që kanë marrë përsipër ndërtimin e këtyre veprave por i shoqërisë koncensionare e cila është një SPV (Special Purpose Vehicle) e cila krijohet dhe regjistrohet vetëm mbas shpalljes së fituesit sipas kërkesave të ligjit për koncensionet. Janë shoqëritë themeluese të kësaj SPV-ve që kanë edhe eksperiencën e nevojshme dhe aksesin në burimet financiare për një sipërmarrje të tillë.

2) Si ka mundësi që brenda një dite të vetme, shpallet fituesi, mbyllen ankimimet, negociohet një kontratë 40 faqe, nënshkruhet, bëhen disa VKM dhe nisin transfertat e parave nga buxheti drejt kompanisë private?

Komenti në formë pyetje është tërësisht i pavërtetë!

Procedura për Impiantin e Prodhimit të Energjisë Fier ka filluar në datën 5 Tetor 2015 kur është paraqitur dhe propozimi i pakërkuar dhe ka përfunduar me nënshkrimin e kontratës në datën 24 Tetor 2016. Pra një procedurë e cila ka kaluar nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar dhe ka zgjatur plot 12 muaj

Gjatë kësaj procedure është miratuar vetëm një VKM, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi, nëpërmjet së cilës i jepen pikët bonus shoqërisë që ka paraqitur propozimin e pakërkuar.

Procedura për Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Sharre ka filluar në datën 23 Qershor 2016 kur është paraqitur dhe propozimi i pakërkuar dhe ka përfunduar me nënshkrimin e kontratës në datën 31 Gusht 2017.

Pra dhe kjo një procedurë ka kaluar nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar dhe ka zgjatur plot 14 muaj

Gjatë kësaj procedure është miratuar vetëm një VKM, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi, nëpërmjet së cilës i jepen pikët bonus shoqërisë që ka paraqitur propozimin e pakërkuar.

Procedura e ndjekur për Impiantin e Elbasanit ka qënë ajo Negociimit pa shpallje paraprake ku kontrata është miratuar me vendim të këshillit të Ministrave, procedurë kjo e parashikuar plotësisht në ligj dhe miratuar si rezultat i shpalljes së gjëndjes së emergjencës fillimisht nga Këshilli Bashkiak Elbasan dhe më pas nga Komiteti Ndërministror i Menaxhimit të Mbetjeve si organi më i lartë përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve.

Kur aplikohet procedura e negociimit në kushtet e emergjencës të gjitha institucionet e përfshira janë të detyruara/angazhuara të japin kontributin e tyre në një kohë sa më të shpejtë. Në situata të emergjencës së shpallur, angazhimi për të mbyllur të gjitha proceset e parashikuara në ligj në një kohë sa më të shpejtë është detyrim ligjor dhe jo shkelje.

Gjithashtu, duhet sqaruar se për Impiantin e Elbasanit, qeveria shqiptare i ka filluar pagesat 7 muaj mbas fillimit të punimeve kur subjekti koncensionar kishte bërë një sasi të konsiderueshme të punimeve. Në momentin e përfundimit tërësor të impiantit me vlerë 21 mln euro pa tvsh, qeveria kishte paguar vetëm 5.57 mln Eur ose 26.5%. Gjithë pjesa tjetër e investimit ishte mbuluar nga vetë koncensionari.

Prej vitit 2017 e deri sot koncensionari po vazhdon ta mirëmbajë dhe operojë këtë impiant pa asnjë të ardhur shtesë nga shitja e energjisë, duke mbuluar vetë të gjitha kostot operative, ndryshe nga sa ishte parashikuar në studimin e fizibilitetit.

3) Pse një person i vetëm është prapa të treja koncensioneve, Elbasan- Fier- Tiranë dhe ku janë regjistruar kompanitë e lidhura me të? A është kryer ndonjë hetim apo verifikim?

Emri që përmëndet nuk është aksioner në asnjë prej të 3 shoqërive koncensionare. Emrat e aksionerëve individe apo shoqëri janë të deklaruar në QKB.

4) Nëse PPP janë investime që kryhen nga privati, pasi shteti nuk ka fonde t’i kryejë menjëherë dhe i paguan me këste pasi janë bërë investimet, përse ato janë paguar nga taksat tona për vite me radhë dhe privatët nuk e kanë realizuar pjesën e tyre të investimit? Pse duhet atëherë që këto kontrata të ishin PPP dhe jo prokurime të zakonshme, kur shteti investon vit pas viti për të realizuar një vepër publike?

Sic u sqarua edhe më sipër, në rastin e impiantit të Elbasanit qeveria shqiptare kishte paguar vetëm 26.5% të vlerës totale të investimit në momentin e përfundimit tërësor të këtij investimi. Impianti ka filluar aktivitetin ne vitin 2017 ndërkohe investimi do të vazhdojë të shlyhet deri në fund të vitit 2021.

Në rastin e impiantit të Fierit, vonesat kanë ardhur jo për faj të koncensionarit por për faj të protestave jashtë cdo llogjike të opozitës së rrugës, megjithatë, edhe në këtë rast investimi tërësor mbyllet në Dhjetor 2020 ndërkohë që qeveria e likujdon me këstë deri në fund të vitit 2022. Pra, ndërkohë që koncensionari deri në Dhjetor pëmbyll të plotë investimin prej 28 mln Eur pa TVSH, qeveria shqiptare ka paguar vetëm 18 mln Eur pa tvsh.

Në rastin e impiantit të Tiranës, investimi prej 128 mln Eur është tërësisht privat dhe duhet të kryhet në masën 100% brënda 6 viteve nga momenti i daljes së lejes së ndërtimit.

Në këtë 128 mln Eur që do të investohet brënda 6 viteve, 75 mln Eur ështe vlera e Impiantit të prodhimit të Energjise ndërkohë që diferenca prej 53 mln Eur jane punime civile për ndërtimin e 4 landfilleve, impiantit të trajtimit të ujrave, impiantit të riciklimit, kapsulimit sipas të gjitha standarteve të BE të landfillit kancerogjen të trashëguar dhe gjithë infrastruktura mbështetëse.

Nga 53 mln Eur punime civile janë realizuar deri sot mbi 30 mln Eur, ndërkohë është bërë porosia e impiantit të prodhimit të energjisë në vlerën 75 mln Eur por që situacionohet vetëm në momentin kur prodhimi i tij ka përfunduar dhe kur është montuar në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Sharrë

Afatet sipas kontratës për montimin e dy baterive të para për të djegur 600 ton mbetje në ditë me qëllim prodhimin e energjisë është 4 vjet mbas miratimit të lejes së ndërtimit dhe për dy bateritë e dyta me 600 ton mbetje të tjera është 6 vjet mbas miratimit të lejes së ndërtimit.

Koncensionari ka marrë i vetëm të gjithë riskun financiar dhe politik duke përmbyllur të plotë investimin me fondet e veta brënda 6 viteve dhe duke e mirëmbajtur dhe operuar këtë impiant për 30 vite. Tarifa e shërbimit prej 29 Eur/ton që paguan Bashkia e Tiranës është më e lira në Europë.

5) Përse duhej që në një territor afro 70 kilometra katrorë të ngrihen 3 inceneratorë? A kemi ne aq mbetje sa të justifikojnë këtë investim? Çfarë emergjence kishim për të bërë një investim kaq të madh (madje dhe në kohë pandemie) kur edhe nga BE ka patur shqetësim për këtë inisiativë të qeverisë?

Impiantet e prodhimit të Energjisë në Elbasan, Fier dhe Tirane janë dimensionuar për të trajtuar vetëm kapacitetin gjenerues të mbetjeve në këto qarqe. Në momentin që të gjitha bashkitë e këtyre qarqeve dërgojnë mbetjet në këto impiante, ateherë ato punojne me kapacitet të plotë dhe nuk kanë mundësi të presin mbetjet nga zona të tjera apo aq më pak nga jashte vëndit sic pretendohet.

Këto janë investime të munguara dhe mësë të domosdoshme si dhe shumë më ekonomike se ndërtimi i landfilleve të cilat nuk do të lejohen më në asnjë vënd anëtar të BE-se mbas vitit 2025.

Një territor kaq të vogël me orientim drejt zhvillimit të turizmit nuk e kemi luksin ta shndërrojmë në varrezë mbetjesh me landfille që ndërtohen dhe kaspulohen për tu rindërtuar sërish cdo 15 vjet si dhe me emetime shume herë më të dëmshme.

Nuk mund të gjeni dot në Europë teknologji të tillë për trajtimin e mbetjeve që të kushtojë 1 cent më lirë.

Si mund të jetë BE kundër impianteve të prodhimit të Energjisë kur:

  1. a) Suedia, vendi kampion per standarde mjedisore, Inceneron per prodhim energjie 53% te mbetjeve, riciklon dhe komposton 46% te mbetjeve dhe dergon ne landfill vetem 1% te mbetjeve.
  2. b) Finlanda, Inceneron per prodhim energjie 57% te mbetjeve, riciklon dhe komposton 42% te mbetjeve dhe dergon ne landfill vetem 1% te mbetjeve.
  3. c) Danimarka Inceneron per prodhim energjie 51% te mbetjeve, riciklon dhe komposton 48% te mbetjeve dhe dergon ne landfill vetem 1% te mbetjeve.
  4. d) Norvegjia Inceneron per prodhim energjie 51% te mbetjeve, riciklon dhe komposton 41% te mbetjeve dhe dergon ne landfill vetem 8% te mbetjeve.
  5. e) Zvicra Inceneron per prodhim energjie 48% te mbetjeve, riciklon dhe komposton 52% te mbetjeve dhe dergon ne landfill 0 % te mbetjeve.
  6. f) Estonia Inceneron per prodhim energjie 44% te mbetjeve, riciklon dhe komposton 28% te mbetjeve dhe dergon ne landfill vetem 28% te mbetjeve.

6) “Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet shqetësime sa i përket përputhshmërisë me legjislacionin komunitar të BE për mbetjet, përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit…”, thuhet në dokumentin e komunikimit të vitit 2020 për politikat e zgjerimit për Shqipërinë.

Kjo është një e pavertetë e madhe me të cilën është abuzuar shumë. Riciklimi dhe prodhimi i energjisë nga mbetjet janë dy procese komplementare të cilat ecin paralelisht.

Të 3 impiantet Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë impiante moderne paraseleksionimi që heqin menjanë të gjitha materialet e riciklueshme dhe vetëm pjesa e pa riciklueshme dërgohet për prodhim energjie.

Riciklimi ështe process që duhet të fillojë me ndarjen e mbetjeve në burim në cdo familje pasi në të kundërt nësë mbetjet hidhen bashkë në të njejtin vënd materialet e humbin pastërtinë dhe vlerën ricikluese. Megjithatë, në të 3 impiantet materialet që mund të riciklohen diferencohen dhe nuk shkojnë për prodhim energjie.

Sic duket edhe nga statistikat më sipër, edhe në vendet më të zhvilluara të Europës Veriore apo Perëndimore, me kulturë të zhvilluar të ndarjës së mbetjeve në burim nuk arrihet të riciklohet më shume së 50% e mbetjeve. Po pjesa tjetër ku shkon?

Për ti dhënë përgjigje kësaj sfide edhe Shqipëria ashtu si këto vënde të të zhvilluara të BE-së zgjodhi prodhimin e energjisë dhe jo landfillimin.

7) Pyetje të tjera, ende pa përgjigje, janë ato se kur janë regjistruar kompanitë që morën këto koncensione, çfarë kapitalesh kishin? Përse kompania italiane që ishte pjesë në fitimin e tenderit të Fierit, ia shiti aksionet e saj Klodian Zotos një ditë pas shpalljes fituese, me vetëm 200 mijë lekë?

Kompania Italiane e cila morri pjesë në tenderin ndërkombëtar dhe kishtë eksperiencën e nevojshme për ndërtimin e impianteve të tilla nuk ja shiti aksionet Klodian Zotos por shoqërise Ndërtim Montim Operim Patosi me një vlerë simbolike pasi ndërtimi nuk kishte filluar duke nënshkruar një marrveshje nënkontraktimi për të realizur të njejtat punë që kishtë marrë përsipër në ofertë por pa qënë aksioner.

Pra nëpermjet kesaj kontratë nënkontraktimi, e cila është bërë publike edhe në media, partneri Italian merrte përsipër të prodhonte dhe të sillte për montim impiantin e prodhimit të energjisë nga mbetjet në vleren 15 mln Eur (pa tvsh), ndërkohë që dy aksionerët shqiptare Integrated Technology Services (ITS) dhe Ndërtim Montim Operim Patosi do të realizonin ndërtimin e dy landfilleve, impiantin e trajtimit të ujrave, impiantin e riciklimit dhe të gjithë infrastrukturën mbështetëse të cilat kanë përfunduar në masën 100%

8) Sipas Aneksit C të kontratës së botuar në fletoren zyrtare nr 202 të vitit 2014, koncensionari ka marrë përsipër, që kundrejt pagesave të marra nga qeveria, të ndërtojë një incenerator që do të prodhojë 18 milion e 780 mijë këh energjike elektrike në një vit. Në tre vite, pra nga viti 2017 kur u vu në punë e deri më sot, sipas kësaj kontrate do të duhej të kishte prodhuar 56 milionë e 340 mijë këh. Nga foto që tregoi Edi Rama, duket që ka prodhuar 4 milionë e 112 mijë këh, ose 7.3 përqind të sasisë që ka marrë përsipër. Thënë ndryshe, referuar vetë kontratës, i bie që inceneratori i Elbasanit të ketë punuar me kapacitet të plotë vetëm 22.8 ditë.

Ky është një tjetër koment abuziv i cili tregon moskuptim të plotë të procesit.

Referuar studimit të fizibilitetit dhe ofertës së propozuar nga koncensionari, ky i fundit merrte përsipër që brënda 2 viteve të realizonte të plotë investimin (ashtu sic edhe ndodhi) dhe shteti do ta shlyente per 6 vite, shlyerje e cila përfundon në vitin 2021. Ndërkohe gjatë këtyre 4 viteve (nga momenti  i perfundimit të ndertimit deri ne Dhjetor 2021) koncensionari do përdorte të ardhurat nga shitja e energjisë për të mbuluar të gjitha kostot e mirembajtjes dhe ato operative në mënyre që bashkite e Qarkut Elbasan ti depozitonin mbetjet me 0 Lek.

Ndërkohë që Bashkia Elbasan i ka depozituar mbetjet me 0 Lek, koncensionari nuk ka marre asnje Lek nga shitja e energjise duke mbuluar me fondet e veta deri sot të gjitha kostot e mirëmbajtjes dhe ato operative.

Arsyeja pse impianti nuk ka punuar me kapacitet të plotë është jo për faj të tij, por sepse për mungesë logjistike të stacioneve të transferimit bashkitë e tjera të qarkut Elbasan e kanë patur të vështirë të dërgojne mbetjet prane këtij impianti.

Falë një projekti në bashkëpunim me KFË (Banken Gjermane për Zhvillim) do të ndërtohen stacionet e transferimit në të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan dhe Fier duke bërë të mundur që këto impiante të punojne me kapacitet të plotë duke prodhuar jo më 1.6 MË energji në orë aq sa prodhojnë sot por 2.85 MË energji aq sa është edhe kapaciteti i instaluar.

Megjithate, ndërkohë që presim ndërtimin e këtyre stacioneve të transferimit, bashkitë jane angazhuar tërësisht me kapacitetet e tyre për të rritur sasine e mbetjeve që dërgojnë në impiant.

Ndërkohë për të sqaruar edhe diferencën në cmim midis dy impianteve atij të Elbasanit dhe atij të Fierit, duhet theksuar se impianti i Elbasanit është më i lirë pasi është më i vogël, ai është ndërtuar për të përpunuar 120-140 ton mbetje në ditë dhe për të prodhuar 2.85 MË energji në orë, ndërkohë impianti i Fierit mund të përpunojë deri në 250 ton mbetje në ditë dhe të prodhojë deri në 3.85-4 MË energji në orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA