Dr. Michael Osterhom, drejtori i Qendrës për Kërkime të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, paralajmëroi të dielën se tre muajt e ardhshëm mund të jenë periudha “më e errët e gjithë pandemisë”.
Osterholm ka thënë se me gjithë disa përparime, “vaksinat nuk do të bëhen të disponueshme në asnjë mënyrë domethënëse deri në fillim të tremujorit të tretë të vitit të ardhshëm”.
“ Edhe atëherë, gjysma e popullsisë amerikane, në këtë pikë, është skeptike edhe për të marrë vaksinën”, tha Osterholm. “Pra, ajo që kemi tani është një problem i madh në mesazhe”.
Siç kishte raportuar më parë Business Insider, gara për të krijuar një vaksinë COVID-19 tashmë ka tejkaluar rekordet për shpejtësinë, duke nxitur shqetësimin se vaksina po nxitohet për qëllime politike pavarësisht nga një premtim i rrallë i përbashkët nga prodhuesit e ilaçeve për të siguruar që vaksina të zhvillohet në mënyrë të sigurt.
Osterholm tha të dielën se pjesë e problemit aktual të mesazheve ishte mungesa e një zëri “drejtues” për të orientuar amerikanët gjatë fazës aktuale të pandemisë.
Në vend të kësaj, ai tha se kishte disa zëra në përzierje, duke përkeqësuar pandeminë në SHBA.
Osterholm është vetëm një nga një numër i epidemiologëve që për muaj me radhë ka paralajmëruar se pandemia e COVID-19 do të përkeqësohej në muajt e vjeshtës dhe dimrit.
“Të premten, kemi pasur 70,000 raste, që përputhen me numrin më të madh që kishim parë gjatë pikut me të vërtetë serioz në korrik”, tha ai të dielën.
“Midis tani dhe pushimeve, ne do të shohim më numra, shumë më të mëdhenj se edhe 67,000 deri 75,000 raste”.
Osterholm theksoi nevojën për udhëheqje në formën që “është më shumë sesa thjesht shkencë”
Top Channel