Burra të zhveshur mbi autoblinda/ Video e paradës së akademisë së policisë në Egjipt, virale me gratë e rrjetit

19/10/2020 18:55

Oficerët e rinj të zhveshur nga mesi e lart tregonin muskujt e tyre mbi autoblinda dhe kryenin numra të ngjashëm me ato të cirkut. Por megjithse video ishte mjaft e ndjekur nga gratë në Perëndim, shumë e krahasonin me një event të komunitetit LGBT.

Video e paradës së diplomimit të policëve të rinj në Egjipt është kthyer në sensacion të rrjetit. Më shumë se 1500 kadetë të rinj kryen rituale aksioni me rrathë në flakë dhe taktika anti-terrorizmi në Akademinë e Kairos të premten, në një performancë të ngjashme me atë të programit “Njeriu më i fortë i botës”.

Grupi demonstronte atësitë e tyre duke u ngjitur në fasada ndërtesash, duke bërë pompa toke dhe duke thyer blloqe betoni.

Të tjerë tregonin aftësitë e kamuflazhit duke u fshehur në ferra artificiale apo makina karnavalesh.

Por shumë komentues në rrjetet sociale e krahasonin ceremoninë me paradat e Krenarisë së homoseksualëve, apo me shfaqje cirku.

Një prej tyre shkruante: “Jo, kjo nuk është parada e krenarisë gay, por ceremonia mbyllëse e akademisë së policisë në Egjipt”.

Një tjetër: “Kjo është gjëja më ‘gay’ që kam parë në jetën time.”

Një tjetër tallej: “Në Egjipt krimi qenka shumë i çuditshëm.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel