“E kam shumë xhan”, kështu u shpreh Ana për Fatjonin duke preferuar të mos tregojë më shumë ndjesi.

Ajo tha se Fatjoni është një person që e vlerëson shumë dhe do ndaj të njëjtin mendim edhe nëse mes tyre nuk do të ketë ndonjë përputhje. Ndërkohë edhe Fatjoni tregoi se Anën e vlerëson më shumë se vajzat e tjera, por shtoi se dinamikat e javëve të fundit e kanë bërë që të jetë disi i diferencuar nga ajo.

Ndërkaq, për të vendosur një “paqe”, Fatjoni ftoi Anën për një vallëzim, por ndryshe nga se u mendua gjatë interpretimit nuk u transmetuan emocione. Fatjoni tha se ndihet shumë në siklet kur kërcen, ndërsa Ana u shpreh se muzika ishte e bukur dhe iu drejtua Fatjonit duke i thënë: “Nëse do të ishte kështu më mirë mos më ftoje për kërcim”.

FOTO GALERI
9/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA