Një grua që ka pësuar gjashtë dështime të shtatzanisë tregon se më vonë u diagnostikua me she endometriosis pas dhimbjeve të rënda të barkut.

Keira Rumble, 29 vjeçe nga Australia, drejton një biznes ushqimi të shëndetshëm dhe thotë se kërkojë të shtojë ndërgjegjësimin për gjendjen e saj.

“Nëse një doktor të thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, ti e njeh trupin tënd më mirë se çdo kush tjetër”, thotë zonja Rumble.

Ajo nisi të dokumentojë shëndetin e saj për 400,000 ndjekësit në Instagram dhe thotë se gjeti mbështetje nga gra të tjera me eksperiencë të ngjashme.

Gjashtë dështimet e saj i ka pësuar për tre vjet nga 2016 deri në janar 2019. Rumble thotë se ajo kishte shtatzani heterotopike, që do të thotë se ka shtatzani të dyfishtë, një prej të cilave është ektopike, ose ndryshe në vend të gabuar.

“Shkoja në spital kur kuptoja se isha shtatzënë sepse kisha këtë dhimbje të fortë anësore, por doktorët nuk shqetësoheshin duke thënë se nuk e dinin ose thonin se nuk është asgjë. Por diçka brenda meje më thoshte se ka diçka që nuk shkon”.

Katër javë më vonë nisi gjakderdhja e brendshme në bark dhe zonja Rumble u dërgua në spital për operacionin e shpëtimit të jetës.
Edhe pas 18 muajsh dhimbja nuk ishte përmirësuar por ishte shoqëruar me enjtje në bark.

Pas një tjetër kirurgjie doktorët zbuluan endometriosis në vende të tjera, thotë Rumble, duke përfshirë në zorrë, në uterus, dhe vezore.
Tashmë gjendja e dhimbjeve është diçka me të cilët Rumble ka mësuar të jetojë.

Ajo shton se ka gjetur mbështetje në një komunitet të gjerë grash të tjera me simptoma të ngjashme, ku indet që veshin pjesën e brendshme të mitrës (uterus), dalin edhe në të jashtmen të quajtur uterine.

Ajo ka inkurajuar gra të tjera me të njëjtën gjendje që të flasin për të me miqtë, familjarët e tyre apo dhe me të huaj.

FOTO GALERI
3/3
Tashmë gjendja e dhimbjeve është diçka me të cilët Rumble ka mësuar të jetojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA