Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.

Konkurrentët që aspirojnë aktrimin apo janë të tillë, do të përballen gjatë këtyre javëve me sfida tejet të vështira. Ndryshe nga dy puntatat e mëparshme, ku skenat e filmave janë interpretuar e regjistruar në një ambient jashtë studios, këtë herë, skena e “KinoStar” mori pamjen e një sheshi xhirimi. Konkurrentët me anë të interpretimit të tyre, kishin si qëllim të fitonin vlerësimin e jurisë, të përbërë nga Genci Përmeti, Rozi Kostani dhe Herion Mustafaraj.

Filmat e përzgjedhur për këtë herë, ishin pranë romantikes e pasionit. Thuajse të gjitha rolet e luajtura nga konkurrentët morën vlerësimin e jurisë, por ndër ta, më të pëlqyerit dhe emocionuesit u shpallën, Marin Hoxha dhe Ina Majko, të cilët interpretuan një episod nga “Romeo dhe Zhuljeta”. Gjatë realizimit të skenës, dyshja tha se e ndjenjë kiminë dhe kjo u pasqyrua me anë të një puthjeje, të cilën moderatorja Nevila Shtylla e përkufizoi si reale dhe të besueshme.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA