“N’fermë”/ Valbona dhe Isida lajnë “rrobat me govatë”, Nard Ndoka elektricist e Shpat Kasapi “shfryn” nga lodhja…

18/10/2020 15:26

E kaluara, antikja dhe e paparashikueshmja bëhen bashkë në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”.

Punë që sot mund të duken larg normales, por në të kaluarën kanë qenë pjesë e përditshmërisë së grave e nënave shqiptare, rikthehen sërish në këtë rubrikë, nën drejtimin e gazetarit Ervin Kurti.

A e keni menduar ndonjëherë që këngëtari Shpat Kasapi, të mbledhë shkopinjtë e një ferme të tërë. Politikani Nard Ndoka, të marrë rolin e një elektricisti dhe të rregullojë makineritë e fermës. Balerina Isida Mollaymeri dhe këngëtarja e dashur për publikun Valbona Mema, të lajnë rrobat me govatë si dikur.

Epo këto gjëra ndodhën këtë puntatë të rubrikës “N’fermë”. Referuar dhe moshës, Valbona e kishte më të lehtë sfidën. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Isidën e cila kishte pak vështirësi në larjen e “rrobave me dorë”.

Shpat Kasapi, “shfryu” disa herë nga lodhja, ndërsa politikani Nard Ndoka, hoqi dorë nga sfida e dhënë, duke u justifikuar se kosa e barit ishte e prishur.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA