Pas një dite sfilitëse në fermë, këngëtari i njohur Shpat Kasapi, e shikoi si një mundësi të mirë të lëkundej në një pemë në natyrë, duke kënduar ndërkohë.

Por, këtë qetësi, e prishi gazetari Ervin Kurti, i cili u shfaq aty pranë për të drejtuar pyetjet e tij “ngacmuese”. Ai e pyeti këngëtarin rreth të dashurës dhe Shpati tregoi disa të dhëna, por duke mos preferuar të tregonte më shumë.

Por atë, në drekën e organizuar në fermë, e nxori zbuluar mamaja, Gjylymserja. Ajo tha se nuk dëshiron që ditëlindja e 36-të, ta gjejë atë pa martuar, kështu që sipas saj, vitin e ardhshëm këngëtari do të martohet.

Pjesë nga biseda:

Ervin Kurti: Kujt po ia këndon këtë këngën të dua ti.

Shpat Kasapi: Njërës.

Ervin Kurti: Kush është kjo?

Shpat Kasapi: Suprizë?

Ervin Kurti: Në Shqipëri apo nga Maqedonia?

Shpat Kasapi: Në Maqedoni.

Ervin Kurti: Çfarë profesioni ka?

Shpat Kasapi: Inxhiniere.

Ervin Kurti: Çfarë moshe?

Shpat Kasapi: Nuk tregohen të gjitha tani.

Ervin Kurti: A je i sigurt që s’do më japësh detaje të tjera?

Shpat Kasapi: I sigurt.

Ervin Kurti: Atëherë tek dreka do e shohësh ti.

Pjesë nga dreka:

Ervin Kurti: (I drejtohet mamasë së Shpatit) Ke thënë që 39-vjeç, duhet ta shoh të martuar.

Gjylymserja: Nuk dua të mbërrijmë në 36-tën pa u martua Shpati.

Ervin Kurti: Kemi dhe 1 vit dasmë?

Gjylymserja: Po. Jeni të gjithë të ftuar.

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel