Fiskalizimi i biznesit/ Prej 1 janarit 2021 do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm

18/10/2020 19:48

Procesi i fiskalizimit po fillon gradualisht zbatimin, pas shtyrjeve të herëpashershme që ka pësuar fillimisht prej mosgatishmërisë së bizneseve e më pas prej situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Infomacionit kanë certifikuar dy subjekte si prodhues dhe mirëmbajtës për zgjidhje software-ike për transaksionet me para në dorë.

Procesi, ashtu sic ishte parashikuar do të zbatohet në disa faza dhe do të nisë me bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin, të cilat prej 1 janarit 2021 do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor.

Ndërsa, nga 1 korriku i vitit të ardhshëm sistemi i ri do të fillojë edhe për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, për të vijuar më pas zbatimin nga 1 shtatori 2021për transaksionet me para në dorë për të gjitha bizneset.

Në platformën e-Albania është publikuar tashmë edhe portali “SelfCare”, ku aplikimi përmes tij do të jetë i domosdoshëm për të kryer procedurat e raportimit për fiskalizimin nga të gjithë tatimpaguesit.

Fiskalizimi, do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si bizneset do të kryejnë procesin e faturimit, ku ndryshe nga sa veprohet aktualisht që raportojnë xhiron e tyre në tatime vetëm një herë në ditë, me sistemin e ri do të detyrohen ta kryejnë atë pas ccdo shitje.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA