Zgjedhjet e hershme/ SHBA, numër rekord votuesish

17/10/2020 12:48

Zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë SHBA-në kanë raportuar një numër rekord votuesish që kanë hedhur votat e tyre para ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Më shumë se 22 milionë amerikanë kanë votuar më herët deri të premten, personalisht ose me postë, sipas projektit zgjedhor SHBA. Në të njëjtën pikë, në garën e 2016-ës, rreth 6 milionë vota ishin hedhur. Kjo duket se ka ardhur falë mobilizimit të demokratëve dhe pandemisë, që ka transformuar mënyrën e votimit në vend. Kjo shifër përfaqëson 12% të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, edhe pse tetë shtete ende nuk kanë njoftuar për totalin e tyre dhe votuesit kanë ende edhe më shumë se dy javë kohë për të hedhur votat.

Nxitimi i amerikanëve për të votuar po bën që ekspertët e zgjedhjeve të parashikojnë se mund të hidhen një rekord prej 150 milionë votash dhe pjesëmarrja mund të jetë më e lartë se në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1908. Për ekspertët kjo është thuasje e pabesueshme dhe afro 10 herë më shumë njerëz kanë votuar krahasuar me të njëjtën kohë në vitin 2016. Deri tani, pjesëmarrja ka qenë jo e balancuar, me një numër më të madh demokratësh se republikanësh me një raport 2-1 në 42 shtetet e përfshira në numërimin e agjencisë Associated Press.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA