Violinistja gjen mënyrën edhe për t’u praktikuar edhe të mbajë kotelen pranë (Video+foto frymëzuese)

16/10/2020 21:00

Kjo është Esther Abrami dhe macja e saj Rémila, të cilat kanë një miqësi me “notat” e duhura.

Abrami është violiniste nga Franca, por pasioni i saj për muzikën bie në konflikt me lojën e preferuar të maçokut të saj.

Kjo sepse Rémila, preferon të qëndrtojë në prehërin e “mamasë” së saj dhe kur Abrami ngrihet në këmbë për të praktikuar, Rémila nis të ankohet në këmbët e saj.

Duke u përballur me këtë dilemë Abrami gjeti një plan për t’i kryer të dyja detyrat.

“Më lindi ideja të gjeja një kosh të vogël ku mund ta vendosja atë diku rreth brezit, dhe në të njëjtën kohjë të praktikohem. Nuk e kisha menduar më parë por asaj duket që i pëlqen shumë”, thotë violinistja.

Tani Abrami mund të luajë muzikë sa të dojë, dhe Rémila gjithashtu është shumë e kënaqur.

“E kuptova që ajo e adhuron muzikën, tani mund të lkuaj për gati një orë dhe macja nuk lëviz nga koshi i saj. Ndoshta ngaqë ajo preferon shumë muzikën kemi krijuar këtë lidhje kaq të fortë” thotë ajo.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA