Komisioni Europian miratoi strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër COVID-19, në pritje të konfirmimit të vaksinave të para që do të marrin lejen e përdorimit nga autoritetet përkatëse.

Me këtë strategji, KE-ja synon që të gjitha vendet anëtare të kenë koordinim në procesin e vaksinimit, që ai të jetë në të njëjtën kohë e të përfshije grupet të cilat do të kenë prioritet dhe të sigurohet që të kenë të gjitha sasi të njëjta të vaksinave sipas numrit të banorëve.

 

Ajo çfarë Komisioni kërkon nga anëtarët është të përgatisin stafin e duhur profesional, mjetet e transportit për vaksinat me pajisje dhe kushte specifike e të ketë një fushatë të informimit të qytetarëve mbi dobitë dhe rreziqet eventuale të vaksinës, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve. Sipas këtij plani, prioritet në vaksinim në fillim do kenë punëtorët në sistemin e shëndetësisë, pastaj personat mbi moshën 60 vjeçare, ata që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe personat të cilët në jetën dhe punën e tyre nuk mund të sigurojnë mbajtjen e distancës fizike.

 

Komisionerja e BE-së për Shëndetësi, Stella Kyriakides, sqaroi se vaksina nuk do të sjell automatikisht zgjidhjen e tërësishme të problemit, por mund të ndihmojë në kthimin e jetës normale për qytetarët. Sipas saj, asnjë kompromis nuk do të bëhet me shëndetin e qytetarëve dhe, pa marrë parasysh se duan sa më parë të sigurojnë një vaksinë, kjo nuk do të bëhet pa u siguruar se ato janë efikase dhe të sigurta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA