Marsi është bërë e njohur për publikun shqiptar falë bashkëpunimit me këngëtaren Çiljeta Xhilaga.

Ato së bashku kanë realizuar këngën me titull “M’ke Harru”, e cila rezultoi në një nga hitet më të ndjekura të verës. Marsi këtë pasdite ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku zbuloi më shumë detaje të këtij bashkëpunimi.

Ajo tha se me Çiljetën njihet prej kohësh dhe ideja për të realizuar një bashkëpunim lindi krejt rastësisht. Marsi tregoi se ishte duke dëgjuar disa bite të saj me Çiljetën, kur kjo e fundit lëshoi idenë e bashkëpunimit dhe shtoi se në atë moment po konsumonin pilaf të gatuar nga mamaja e Çiljetës, Majlinda.

“Jemi mike njihemi, më ka mbajtur afër dhe më ka dhënë mbështetje. Jam shumë e lumtur që e kam afër. Është një femër me shumë zemër të madhe, bën shumë për njerëzit patjetër edhe për mua ka bërë shumë. Kur e menduam po dëgjonim bitet dhe u fiksua me to. Tha stili i Capital T, sepse është i pari që e ka sjellë këtë lloj metode dhe tha kisha shumë qejf të bëja një nga këto. I thash pse jo e bëjmë bashkë, më pa njëherë dhe më tha e bëjmë. Ishim duke hëngër bukë, pilaf kishte bërë Majlinda (E ka fjalën për mamanë e Çiljetës)”, u shpreh Marsi.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA