Kim Kardashian qëndroi zgjuar vonë të hënën në mbrëmje për të studiuar ligjin
Super ylli e cila ishte bija e një avokati, po studion juridikun me disa profesorë të Kalifornisë për t’u përgatitur për provimin e jurisprudencës,
Kjo vjen pak kohë pasi u zbulua se burri i saj Kanye West planifikon të nxjerrë në treg veshje me mbishkrimin “God Save America”.
Ai bëri kërkesë në markën tregtare për të nxjerrë në shitje këto bluza javën e kaluar.
Interpretuesi i hitit “Bound 2” është duke nxjerrë në shitje këtë koleksion që mendohet të jetë pjesë e fushatës së tij presidenciale.
Ajo publikoi në InstaStory një imazh ku tregonte se po bënte mësimet deri vonë.
Por ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u ngrit në orën 6 të mëngjesit për stërvitjen e saj me një nga motrat e saj ndërsa ndau imazhet e këmbëve të saj në atletet ‘Yeezy’.
Top Channel