Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 14.231 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) duke shënuar një rekord të ri në infeksionet ditore.
Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, përfshirë rastet e reja të zbuluara, numri i përgjithshëm i infeksioneve nga COVID-19 në Rusi ka shkuar në rreth 1.34 milionë, ndërsa numri i vdekjeve në 23.305, përfshirë 239 viktima të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar, të cilët paraprakisht ishin testuar pozitivë ndaj virusit, është rritur në mbi 1.3 milionë, pasi 7.920 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi.
Gjatë ditës së fundit, në Moskë janë regjistruar 4.573 raste të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve vetëm në kryeqytet në 344.004. Në Rusi aktualisht po trajtohen rreth 277.500 pacientë të prekur nga pandemia.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Rusia ka kryer mbi 51.8 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë rreth 436 mijë teste gjatë 24 orëve të fundit.
Top Channel