Foto ilustruese

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Gjirokastër pasi plagosi me thikë një person.

Autori Sh. D., 63 vjeç, banues në Gjirokastër u arrestua mesditën e sotme, në ambientet e një biznesi privat.

55-vjeçari S. K. ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, materialet në ngarkim të shtetasit Sh. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, vihet në pranga 63-vjeçari. Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. D., 63 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mesditën e sotme, në ambientet e një biznesi privat, bashkia Dropull, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin S. K., 55 vjeç, banues në Gjirokastër. Strukturat e DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Dropull, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Sh. D., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë (thikë). Shtetasi S. K. ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të shtetasit Sh. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA