Mori lajmin e rëndë në takimin me Fatjonin/ Ana përlotet live: Ishte shumë sëmurë një person i dashur, por…

14/10/2020 19:14

Ana dhe Fatjoni ishin në një takim së bashku.

Ky takim, ndryshe nga se u mendua, ishte më së shumti një takim sqarues e jo romantik, pasi dyshja kishte disa hatërmbetje së bashku. Fajtoni zbuloi në studio disa episode që nuk janë transmetuar.

Ai tha se e vlerëson shumë Anën që e vijoi takimin, përpos lajmit të keq që mori. Ndërsa Ana u shpreh mes lotësh se një person i dashur për të ishte tepër sëmurë, por për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar.

Fatjoni: Ana kishte probleme shëndetësore familjare dhe ajo ka qenë duke qarë. Unë i thashë që ik dhe leje takimin, por ajo nuk pranoi, e falenderoj.

Ana: Është një person i dashur për mua. Ishte shumë rëndë dhe tani është më mirë por dëshiroj të bëhet akoma dhe më mirë. Ndërrojmë temë të lutem.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA